Surpriza në Kupën e Shqipërisë, bien Partizani e Skënderbeu

Surpriza në Kupën e Shqipërisë, bien Partizani e Skënderbeu
Loading...

KupaRezultate të papritura dhe shumë surpriza në ndeshjet e para të ruandit të 1/8-ave të Kupës Shqipërisë. Skënderbeu dhe Partizani dy skuadrat që kryesojnë klasfikimin e kategorisë Superiore u mposhtën respektivisht  nga Apolonia dhe Beslidhja, ndërkohë që hodhën një hap të sigurtë drejt kualifikimit për në cerekfinalet e këtij kompeticioni falë fitoreve që arritën në transfertë Tirana dhe Kukësi.

Në grupin A, Skënderbeu  me shumë ndryshime në formacionin titullar humbi me rezultatin 2-1 përballë Apolonisë duke lënë gjithcka të hapur përsa i përket kualfikimit që do të vendoset në ndeshjen e kthimit në Korcë. Korcarët e panë veten në disavantazh të dyfishtë me Uzunin dhe Dimon që shënuan për fierakët por nigeriani Xhejms Adeniyi në fund realizoi një gol me peshë që do ti shërbejë skuadrës së Agostinellit për ndeshjen e kthimit. Në grupin B në Lezhë, Partizani u mund 1-0 nga Beslidhja. Të Kuqtë në pjesën e parë shpërdoruan një 11-metërsh me Mentor Mazrekajn i rikthyer në formacionin titullar nga trajneri Starova. Golin e fitores për Beslidhjen e realizoi Goxhaj në minutën e 57-të. Vijon momenti negativ për Teutën që po në grupin B, u mposht 2-1 në Krujë nga Kastrioti. Për vendasit realizuan Koreshi dhe Manuka ndërsa për durrsakët Cyrbja.

Një fitore të rëndësishme arriti Vllaznia që mposhti në transfertë 2-0 Kamzën. Skuadra e Bledar Devollit luajti më mirë në pjesën e parë por u ndëshkua në fraksionin e dytë nga finalizimet e Yll Hoxhës në minutat 88 dhe 94. Përfundoi në një barazim rokambolesk 3-3 sfida tjetër e këtij grupi mes Tërbunit dhe Flamurtarit. Kroati Bushic me një gol në fund evitoi humbjen e vlonjatëve. Në grupin A, mund të konsiderohen me një këmbë të kualfikuar mbajtësit në fuqi të trofeut. Kukësi i Ernest Gjokës kaloi me rezultatin 0-2 Dinamon në kompleksin Internacional në Pezë Helmës. Një gol i Bedri Grecës në fillim dhe një tjetër i të rikthyerit nga dëmtimi sulmuesit Izair Emini, 9 minuta përpara fundit u mjaftuan verilindorëve për të likujduar Blutë kryeqytetas dhe për të hedhur një hap të madh përpara drejt kualfikimit në cerekfinale.

Hakmerret Tirana. Bardheblutë në  stadiumin Roza Haxhiu të Lushnjes mposhtën me rezultatin e thellë 4-1 Luftëtarin duke marrë revanshin për disfatën në kampionat ndaj gjirokastritëve. Bluzintë zhbllokuan të parët shifrat Zogaj por Nika dhe sulmuesi nga Mali, Moctar Cisse me një tregolësh përmbysën rezultatin në favor të bardhebluve që janë praktikisht të kualfikuar në ruandin tjetër pas këtij suksesi. Në Ballsh përfundoi në barazim 1-1 dueli mes Bylisit dhe Lacit.

26 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Sport

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar