Takimi i Ramës me pedagogët, PD: Modeli i tij është krimi

Takimi i Ramës me pedagogët, PD: Modeli i tij është krimi
Loading...

partia-demokratikePartia Demokratike ka reaguar pas takimit të zhvilluar nga kryeministri Edi Rama me pedagogët ditën e sotme, të cilëve u ka premtuar rritje të rrogave.

Përmes një deklarate të publikuar në faqen zyrtare të PD thuhet se ‘njeriu që si model të meritës dhe preferencës ka Elvis Roshin, Arben Ndokën, Artur Bushin, Armando Prengën e dhjetëra deputetë që as dyert e universiteteve nuk i ka parë ndonjëherë, nuk mund t’u flasë për model pedagogëve e rektorëve të universiteteve.

Deklarata e plotë e PD

Për dy orë më radhë Edi Rama u mundua, dhe jo për herë të parë, të justifikojë dështimin e tij me pranimet në universitet. Njeriu që si model të meritës dhe preferencës ka Elvis Roshin, Arben Ndokën, Artur Bushin, Armando Prengën e dhjetëra deputetë që as dyert e universiteteve nuk i ka parë ndonjëherë, u flet për model pedagogëve e rektorëve të universiteteve. Njeriu që përdor kriminelë e trafikantë sa herë ka zgjedhje e kudo ka zgjedhje flet për meritë e vlera. Modeli i Ramës është krimi, është droga, është mashtrimi, ndaj ishte në siklet dhe në gjemba para pedagogëve, ndaj nuk i kupton dhe i përçmon kërkesat dhe sugjerimet e tyre. Prandaj nuk i kupton dot maturantët e shkëlqyer që kërkojnë të marrin atë që duan e për të cilën kanë investuar dhe jo atë që kërkon tu japë Edi Rama me paaftësinë dhe arrogancën që e karakterizon.

24 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Politikë

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar