Televizionet në vitin 2020, 50% e shikuesëve do të jetë nga celulari

Televizionet në vitin 2020, 50% e shikuesëve do të jetë nga celulari
Loading...

Bazuar në parashikimet dhe studimet e 8 viteve, departamenti i statistikave në Ericsson shprehet se rritja e kërkesës deri në 2020 për të parë programe televizive nga paisjet do të rritet me 50 përqind.

Deri në vitin 2020, vetëm 1 në 10 konsumatorë do të shohin TV, në një ekran tradicional, një rënie prej 50 për qind në krahasim me vitin 2010.

 Përveç kësaj, VR do të jetë mjaft i përdorur sipas parashikimeve të kompanis.  1 në 3 konsumatorë do të jenë përdorues të VR deri në vitin 2020.

Raporti televiziv dhe media i Ericsson ConsumerLab

Koha e kaluar duke shikuar televizionin dhe video ka arritur një nivel të lartë prej 30 orësh në javë, duke përfshirë shikimin aktiv të  programeve televizive lineare, shërbimet e drejtpërdrejta, shkarkimin dhe regjistrimin e përmbajtjes, si dhe DVD dhe Blu-ray.

Të dhënat sasiore janë mbledhur nga 13 vende. Përafërsisht 20,000 intervista online u mbajtën me njerëz të moshës 16-69 në Brazil, Kanada, Kinë, Gjermani, Indi, Itali, Rusi, Korenë e Jugut, Spanjë, Suedi, Tajvan, Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA. Të gjithë të anketuarit kanë një lidhje me internet broadband në shtëpi dhe shikojnë TV ose video të paktën një herë në javë dhe pothuajse të gjithë përdorin internetin në baza ditore. Ky studim përfaqëson më shumë se 1 miliard njerëz.

Studimi i detajuar mund të gjendet këtu./imalbania.com/

Burimi i artikullit: Lajmi.Net | Teknologji

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar