Tentativë për përdhunim në Kërçovë

Tentativë për përdhunim në Kërçovë
Loading...

Mbrëmë në ora 19:30 në stacionin policor në Kërçovë, A.K (39) nga Kërçova ka denoncuar se është kryer ngacmim seksual mbi të nga ana e një të panjohur përderisa ajo ka qenë në punë në një shitore.

Kryesi dje rreth orës 10:00 ka hyrë në shitore dhe ka kërkuar që të blejë pallto, kur e sulmuara e ka shërbyer, personi i është afruar dhe ka filluar ta ngacmojë duke e prekur. E sulmuara ka arritur që ta largojë dhe ka marrë thikë që të vetëmbrohet megjithatë sulmuesi nuk ka hequr dorë nga qëllimi i tij. Në momentin kur në shitore është shfaqur punëtorja tjetër sulmuesi ka kërkuar falje dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Siç raporton MBP, stacioni policor në Kërçovë po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit. Të dyshuar për këtë rast janë dy shtetas të Shqipërisë, megjithatë akoma nuk ka konfirmim zyrtar./rrugadrejt.com

 

 

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar