Tirana, për të thyer tabunë ndaj Skënderbeut

Tirana, për të thyer tabunë ndaj Skënderbeut
Loading...
Ndeshja e futbollit, Skenderbeu-Tirana, 1-0, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne stadiumin Skenderbeu, ne Korce./r/n/r/nAlbanian Super League football match Skenderbeu vs Tirana, 1-0, at the Skenderbeu stadium in Korca.
Nga një ndeshje e luajtur vitin e shkuar mes Tiranës dhe Skënderbeut

Në 6 ndeshjet e fundit, asnjë fitore dhe vetëm një pikë për Tiranën. Historia e viteve të fundit është kundërshtari më i fortë i Tiranës. Skuadra më e titulluar e Shqipërisë nuk di të fitojë ndaj Skënderbeut që prej 13 Dhjetorit të vitit 2014. Në “Selman Stermasi” kampionët kanë testin e parë të vërtetë sezonal, ndërsa Tirana do të kërkojë t’u japë vazhdimësi rezultateve pozitive të kampionat ku numëron dy fitore rresht. Kryeqytetasit që do të kenë edhe mbështetjen e madhe të publikut, kërkojnë 3 pikë që do t’i zyrtarizonte ata si një prej skuadrave pretendente për titullin edhe pse diferenca aktuale mes dy skuadrave është plot 8 pikë.

Me 6 gola të shënuar dhe vetëm dy të pësuar gjatë këtij sezoni, bardheblutë po tregojnë soliditet në mbrojtje, ndërsa fakti që arrijnë të shënojnë edhe në sekondat e fundit siç ndodhi ndaj Korabit, është tregues pjekurie për ekipin e Ilir Dajës. Blerjet e verës kanë nisur të integrohen me grupin, ndërsa Cisse që është i gatshëm të ndihmojë ekipin pasi mori lejen e FIFA-s, konsiderohet një armë më shumë në duart e trajnerit. Gjithsesi, përballë Tirana do të ketë skuadrën më të mirë të kampionatit, Skënderbeun që deri në javën e 6 ka pësuar vetëm një gol dhe numëron fitore në çdo ndeshje.

Korçarët ashtu si bardheblutë po tregojnë rritje të ndjeshme në lojë gjatë ndeshjeve të fundit dhe fakti që vitet e fundit nuk njohin humbje ndaj Tiranës, u jep një dozë më shumë morali. Supersfida e javës së 7 vendos përballë dy skuadrat me mbrojtjen më të mirë në kampionat, ndërsa në sulm, Tirana duket se ka gjetur vazhdimësinë që i ka munguar muajt e fundit. Dy skuadra të ngjashme në filozofi dhe ndoshta me objektiva të njëjtë. Kategoria Superiore ndal frymën në “Selman Stermasi” sepse 90 minutëshi i së Hënës do të heqë disa pikëpyetje të rëndësishme në garën e luftës për titullin kampion.

15 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Sport

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar