Top Story, “pakti” i profesorëve për reformat

Top Story, “pakti” i profesorëve për reformat
Loading...

topArdian Civici dhe Selami Xhepa janë ndër nismëtarët e një pakti të pazakontë për Shqipërinë, atë për ndërmarrjen e një sërë reformash strukturore që do të prekin shoqërinë në rrafshin politik, ekonomik dhe social.

Por çfarë propozohet në këtë pakt? Të dy pedagogët e UET shpjeguan më me hollësi propozimet e tyre në Top Story këtë të hënë përballë një paneli analistësh dhe gazetarësh.

I pari që mori fjalën ishte Selami Xhepa. Ai tha se propozimi i tyre nuk duhet të ngatërrohet me reformat e ndërmarra nga Qeveria.

“Nuk bëhet fjalë vetëm për reformat e Qeverisë, por për të gjitha reformat e ndërmarra në të gjithë tranzicionin në Shqipëri, që në tërësi kanë ndaluar rrënimin e shoqërisë shqiptare, por sot jemi thuajse në të njëjtin nivel në vendet e rajonit. Arsyet se përse jemi në këtë gjendje, mendoj që i atribuohet edhe politikave të paqëndrueshme nga ana e qeverive, presionet populiste, politikat populiste që bëhen kërcënuese për zhvillimin e ekonomisë dhe zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë”, deklaroi Xhepa.

Edhe Ardian Civici shtjelloi të njëjtën gjë. Ai tha se në të shumtën e herëve, reformat e ndërmarra nga qeveri të caktuara, kanë përfunduar në masa të thejshta.

“Shpesh flasim për reforma, por në të vërtetë shpesh përfundojnë në disa masa që mbyllen brenda mandatit e që shoqërohen me populizëm”, deklaroi ai.

Civici kërkoi që propozimi i tyre të mos merret si imponim, por si një hapje debati.

“Të mos lexohet as si imponim, as diçka që duhet të zbatohet ashtu siç është. Është më tepër një ftesë për debat, sesa një material me 10 faqe që mund të zgjidhë probleme”, deklaroi ai.

Analisti Mustafa Nano vlerësoi nismën, megjithëse shprehu rezerva për burimin e saj.

“Unë nuk iu bashkova kësaj nisme duke qenë se dilte nga një institucion privat i markuar politikisht në opinionin publik, por nisma është fantastike”, tha ai.

Selami Xhepa tha se synimi i këtyre propozimeve është që të garantohet dhe të ngrihen strukturat për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

Ndërkohë, analisti Agron Gjekmarkaj u shpreh skeptik në lidhje me nismën, ndërsa gazetari i Top Channel, Klodian Tomorri kërkoi nëse pas pikave të parashtruara në paktin e propozuar nga grupi i profesorëve ka një hulumtim të thellë sesi do të realizohen.

Lidhur me kohën e publikimit të kësaj nisme, Selami Xhepa tha se ajo synon që me afrimin e fushatës elektorale, partitë politike të shohin përtej programeve populiste dhe t’i shmangin ato sa më shumë.

24 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)/TCH

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Politikë

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar