Tre iPhonet e vitit të ardhshëm do të duken njëjtë si iPhone

Tre iPhonet e vitit të ardhshëm do të duken njëjtë si iPhone
Loading...

Vitin e ardhshëm, ky pritet të shërbejë si shembull. Sipas Ming-Chi Kuo, analist i KGS-së i njohur për çështjet e Apple, ka spekuluar se kjo kompani do të sjellë tre iPhone të rinj me ekrane të ngjashme sikurse iPhone X, transmeton Albinfo.ch.

Sipas këtij raportimi, iPhonet do të vijnë në tri madhësi ekranesh:

Një telefon 5.8 inç me ekran OLED (Njëjtë si iPhone X)

Një telefon 6.5 inç me ekran OLED (si një iPhone X Plus)

Një telefon 6.1 inç me ekran LCD

Teksa dy telefonat OLED pritet të shërbejnë për tregun e shtrenjtë, versioni 6.1 inç LCD do të jetë më i lirë me çmim prej 649 deri 749 dollarë, shkruan CNET.

iPhone X hyri në histori duke u bërë telefoni i parë i kompanisë pa butonin kryesor në pjesën e poshtme dhe me prezantimin e “Face ID”, teknologji e re për hapjen e telefonit përmes skanimit të fytyrës.

Kuo ka thënë se “Face ID” e Apple do të vijë edhe te iPad Pro dhe telefonat e vitit të ardhshëm të kompanisë.

Apple akoma nuk ka reaguar për këto komente.

Burimi i artikullit: Lajmi.Net | Teknologji

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar