Tre policë të vdekur në Turqi nga një sulm kamikaz

Tre policë të vdekur në Turqi nga një sulm kamikaz
Loading...

Një shpërthim ka vrarë tre policë gjatë një bastisje në një nga banesat e dyshuara të Shtetit Islamik në krahinën juglindore të Gaziantep, raporton Agjencia e lajmeve “Doğan”.

Shpërthimi ka ndodhur në rrethin Beşyüzevler të Gaziantep, gjatë një sulmi të kryer nga forcat turke të sigurisë, sipas “CNN Türk”.

Mësohet se ishte një sulm kamikaz nga dy sulmues që hodhën veten në erë. Policia ka tentuar të hyjë në shtëpinë ku dyshohej se fshiheshin terroristët, por ata kanë kryer sulmin kamikaz.

Tre policë u vranë, ndërsa tetë persona u plagosën, katër prej tyre me origjinë siriane. Përveç kësaj, një tjetër kamikaz hodhu veten në erë gjatë një operacioni tjetër në lagjen Burak.

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar