Turqi, rrëfen direkt në tv: Kam përdhunuar dhe vrarë një fëmijë

Turqi, rrëfen direkt në tv: Kam përdhunuar dhe vrarë një fëmijë
Loading...

TurqiNë Turqi, një burrë ka rrëfyer direkt në televizion se ka vrarë vajzën e vogël, Irmak Kupal, 4 vjeçe. Autori i dyshuar, Himmet Akturk, i pyetur nga prezantuesja dhe nga familja e së voglës, ka deklaruar se ka përdhunuar, vrarë dhe pastaj djegur të miturën e cila para se të zhdukej po luante jashtë shtëpisë së saj në provincën e Manisës. Prezantuesja ka mbetur e shokuar pas rrëfimit të burrit, i cili menjëherë është arrestuar nga forcat e rendit.

Ai ishte ftuar të merrte pjesë në një emision televiziv: bëhej fjalë për një dramë familjare, ku do të diskutohej për zhdukjen e të voglës Irmak. Pas marrjes në pyetje në polici, Akturk ka deklaruar se kishte abuzuar seksualisht me fëmijën, të cilën më pas e ka masakruar.

Për të humbur çdo gjurmë, ai e ka djegur trupin, duke e futur në një thes dhe hedhur në një kazan plehrash.  Pasi zbuloi që të nesërmen thesi ndodhej akoma aty ku e kishte lënë, ai e mori atë dhe e varrosi në një vresht. Policia shkoi menjëherë në vendngjarje dhe ka zbuluar pjesë të trupit. Akturk është dënuar menjëherë për përdhunim dhe vrasje: vendimi për dënimin e tij do të jepet në një moment të dytë.

25 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Bota

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar