Ujku Zabivaka, maskota e Botërorit Rusi 2018

Ujku Zabivaka, maskota e Botërorit Rusi 2018
Loading...

maskotaQuhet Zabivaka dhe është një ujk. Maskota zyrtare e Botërorit Rusi 2018 u prezantua gjatë një programi televiziv në prezencë të zv.kryeministrit rus, Vitaly Mutko, i cili shoqërohej nga legjenda braziliane e futbollit, Ronaldo. “Një ujk që transmeton zbavitje, sharm dhe besim”, emri i të cilit sipas FIFA do të thotë “ai që shënon gola”.

Sipas traditës, përzgjedhja e maskotës është realizuar nëpërmjet një sondazhi, ku tifozët dhanë preferencat e tyre. Zabivaka mori 53 për qind të votave të më tepër se një milionë personave, duke thyer rivalët që ishin një tigër dhe një mace.

Zv.kryeministri Mutko, që mban njëkohësisht edhe detyrën e Federatës së Futbollit dhe të shefit të Komitetit Organizator të Kupës së Botës e vlerësoi zgjedhjen e bërë.

“Jam i sigurt se kjo maskotë do të jetë tejet e suksesshme mes tifozëve gjatë Kupës së Konfederatave dhe Botërorit 2018. Në sondazh morën pjesë miliona tifozë rusë të apasionuar me futbollin dhe kjo do të thotë se Zabivaka do ta përfaqësojë në mënyrë të denjë vendin tonë në sytë e të gjithë botës.”

Ujku Zabivaka bëhet pasardhës i armadilos Fuleco, që ishte maskota zyrtare e Kupës së Botës në edicionin e vitit 2014 në Brazil.

22 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Sport

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar