USHTRIA IZRAELITE SULM NË JUG TË GAZËS

USHTRIA IZRAELITE SULM NË JUG TË GAZËS
Loading...

Ushtria e Izraelit ka marrë në objektiv Kullën e vrojtimit në qytetin Refah, në jug të Gazës, e cila ndodhet nën rrethim, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga dëshmitarët e rastit avionët të cilët i përkasin Izraelit kanë kryer sulm ajror ndaj Kullës së vrojtimit të grupeve palestineze, në lindje të qytetit Refah.

Dëshmitarët njoftojnë se Kulla e vrojtimit ka pësuar dëme për shkak të sulmit në fjalë.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee në një deklaratë me shkrim lidhur me çështjen tha se avionët luftarakë të forcave ajrore kanë marrë në objektiv “pikën e zbulimit” të Hamasit, në jug të Gazës, si përgjigje ndaj sulmit me raketë të ditës së premte nga Gaza.

Ditë më parë ushtria izraelite deklaroi se është identifikuar që nga Gaza janë shkrepur tre raketa, por që dy prej tyre janë interceptuar nëpërmjet sistemit të mbrojtjes ajrore “Iron Dome”.

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar