Ushtria kundër kanabisit, LSI replikon me PS: Çështje serioze

Ushtria kundër kanabisit, LSI replikon me PS: Çështje serioze
Loading...

Petrit Vasili LSI

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka dalë kundër qëndrimeve të ministrave socialistë në qeveri, Kodheli dhe Tahiri sa i takon ndërhyrjes së ushtrisë për çështjen e kanabisit.

“Besoj se gjithmonë kur flitet për një fenomen kriminal siç është kanabisi duhet të jemi vetëm shumë serioz dhe shumë të shqetësuar”, ka thënë Vasili.

Pak ditë më parë, ministrat socialistë Kodheli (e Mbrojtjes) dhe Tahiri (i Brendshëm), replikuan madje dhe me tone ironizuese me kolegun e tyre aleat në qeveri, Ylli Manjani, i cili tha se nëse do të ishte e nevojshme, duhet të dalë edhe ushtria në terren për të luftuar kultivimin e kanabisit.

Manjani e cilësoi këtë dukuri tejet shqetësuese, por ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli reagoi duke thënë se kur bëhet fjalë për çështje të tilla, duhet të jemi serioze. “Siguria është një çështje serioze, kështu që edhe FA janë serioze. Kur flasim për gjëra serioze, duhet të jemi seriozë. Në demokraci secili bën punën e tij dhe gjërat janë të ndara”.

24 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Politikë

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar