Ushtrimet ne shtatzëni

Ushtrimet ne shtatzëni
Loading...

Ushtrimet janë të rëndësishme për ruajtjen e shëndetit të përgjithshëm dhe mirëqenien, por ato gjithashtu mund të ndikojnë në gjasat tuaja për të mbetur shtatzënë. Kur ushtrimet bëhen rregullisht, si pjesë e një jetese të shëndetshme, ato mund të ju ndihmojë për të arritur dhe mbajtur një peshë të shëndetshme, zvogëlimin e stresit, dhe madje mund të rrisin qarkullimin e gjakut në organet riprodhuese tuaj, ku të gjitha këto mund që drejtpërdrejtë ose në mënyrë të tërthortë të rrisin pjellorisë. Por, në anën tjetër, ushtrimet e tepërta mund ta rëndojnë trupin që pastaj e pengon ovulimin dhe implantimin e një veze të fekonduar.

Rreth 30 për qind e estrogjenit në trupin tuaj prodhohet nga qelizat e dhjamit, kështu që të pasurit tepër ose edhe shumë pak dhjam në trup mund të shkaktojë mungesë ekuilibri hormonal. Në fakt, rreth 12 për qind e të gjitha rasteve të infertilitetit janë për shkak të problemeve të peshës, dhe dhjami trupor prej 10 apo 15 përqind më shumë se normalja mund të kontribuojnë në infetilitet, kështu që është e rëndësishme për të ushtruar në mënyrë të moderuar për të mbajtur një peshë të shëndoshe dhe ekuilibër hormonal.

Qelizat e tepërta dhjamore te gratë mbipeshë dhe obeze mund të shkaktojnë nivele të larta të estrogjenit, i cili mund ta dëmtojë ovulimin, menstruacionet dhe ngjizjen. Pesha e tepërt ngrit gjithashtu sasinë e insulinës së prodhuar në trup, që mund t’i shkaktojë vezoret të prodhojnë me tepër se që duhet hormone mashkullore dhe nuk lëshojnë vezë. Është konstatuar se heqja madje e vetëm 5 kilogramëve të tepërt e përmirëson insulinën, ovulimin dhe pjellorinë te gratë obeze. Ushtrimet po ashtu dukshëm e ulin stresin, i cili është shumë I dëmshëm për ovulimin e menstruacionet si dhe shëndetin dhe lëvizshmërinë e spermatozoideve.

Por, edhe ushtrimet e tepërta janë të dëshmshme ngase shkaktojnë mungesë estrogjeni që rezulton në oligomenore (menstruacione të pakta apo të rralla) dhe amenore (ndërprerje të menstruacioneve). Po ashtu, ushtrimet e tepërta rezultojnë në prishjen e ekuilibrit të hormoneve përgjegjëse për zhvillimin e vezëve në vezore. Pra, këto gra mund të jenë pjellore dhe kanë shumë vezë të shëndetshme në vezoret e tyre, por ato vezë nuk lëshohen asnjëherë për shkak të pamjaftueshmërisë së hormoneve.

Për këtë arsye, ushtroni brenda suazave normale dhe në përputhje me gjendjen tuaj fizike, duke i shoqëruar ushtrimet me ushqime të shëndetshme dhe të freskëta.

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar