“Vetëm gënjeshtari mund të akuzojë para BDI-së partitë që nuk kanë qenë në pushtet”

“Vetëm gënjeshtari mund të akuzojë para BDI-së partitë që nuk kanë qenë në pushtet”
Loading...

Analisti Kim Mehmeti, përmes një postimi ka dekonspiruar strategjinë e VMRO-së dhe BDI-së, për t’i hutuar shqiptarët me qëllim që partitë e reja t’i fusin në një thes me partnerin më besnik që ka pasur deri tani VMRO-ja.

Mehmeti vlerëson se vetëm personat e pacipë dhe gënjeshtarët mund të vendosin shenjë barazimi mes partive që kanë qenë në qeveri deri sa janë zbatuar projekte të egra shqiptare dhe partive që kanë dalë në skenë për të ju dhënë fund këtyre projekteve, shkruan Gazeta Lajm.

“Duhet të jesh skajshmërisht i pacipë dhe i pafytyrë, duhet të jetosh me frikën se do të bjerë maska dhe të gjithë do e shohin fytyrën tënde të vërtetë të gënjeshtarit, që të veprosh ashtu si kryesuesit e BDI-së dhe disa ‘opozitarë’ që partitë i konsiderojnë si punë dyqani: t’u shërbesh si mbulesë regjimeve që shkelën mbi popullin tënd, e në ndërkohë, t’i akuzosh për antishqiptari ata që kurrë nuk kanë qenë pjesë e ndonjë qeverie maqedonase dhe që kurrë nuk janë fshehur pas ndonjë embleme partiake! Dhe e gjitha kjo ndodh ngaqë afrohet dita e ndëshkimit tonë kolektivë, të cilit ndëshkim nuk do mund t’i ikim as ne që u besuam, që ua patëm frikën dhe që i përkrahëm injorantët dhe të pafytyrët! Andaj le të bëjmë çmos që të mos na ndodh më e keqja: kolektivisht të fundosemi aty ku kalben sot drejtuesit e BDI’së dhe disa ‘opozitarë’ që bëhen me popullin vetëm kur mbeten pa grazhdin e pushtetit – në gropat septike të qarqeve policore e politike maqedonase! Dhe që ta shmangim këtë kalbje, mjafton që me 11 dhjetor të mos votojmë për degën shqiptare të DPMNE’së – për BDI’në!”, shkruan Mehmeti./Lajmpress

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar