VIDEO +18/ Me duar mbi bark, gisht të harkuar, ja si u gjet i vrarë 36-vjeçari në Shëngjergj

VIDEO +18/ Me duar mbi bark, gisht të harkuar, ja si u gjet i vrarë 36-vjeçari në Shëngjergj
Loading...

I shtrirë, me duar mbi bark, këmbë disi të hapura dhe me një pistoletë pranë këmbëve.

Kështu është gjetur mesditën e 7 tetorit, 36-vjeçari Besnik Pudja pranë një hangari në malet e Kollogjeshit në Shëngjergj, për të cilin policia deklaroi se ishte stan.

Në fotot e siguruara nga BalkanWeb, të bëra pak minuta pas vrasjes gishti tregues i dorës së majtë të viktimës duket disi i harkuar, në një pozicion gati si mbi këmbëzën e armës, çka sipas ekspertëve të Kriminalistikës tregon se ai ka patur në dorë një armë përpara se të ndërronte jetë.

Por ekspertët thonë se nëse është hyrja e plumbit në krahun e majtë në përgjithësi në rastet e vetëvrasjeve bien në krah përtokë dhe jo në atë pozicion. Në atë pozicion bie vetëm kur goditja është ballore në ballë ose drejt në zemër sepse përveç aftësisë shpuese kur gjuan nga afër plumbi shoqërohet me gazra që kanë edhe aftësi shtytëse që e ndihmon trupin të bjerë në atë pozicion që është shtytja.

Pranë trupit, në mes të këmbëve, i është gjetur një pistoletë TT. Por gjetja e armës pranë këmbës së majtë nga ana e brendshme e saj, në gjatësi me gjurin, për ekspertët shton dyshimet që nuk kemi të bëjmë me vetëvrasje.

Sipas tyre, në rast vetëvrasje, arma largohet nga trupi në drejtim të kokës nga fuqia e të shtënës. Rreth një metër nga trupi. Pozicioni si u gjet Besnik Pudja për xhaxhin e viktimës ishte tepër dyshues, ai tha për News24 se atë mund ta kishin vrarë diku tjetër dhe e kanë sjellë aty. Por për policinë gjetja e vetëm një shenje gjaku në dysheme, shton bindjen që trupi nuk është transportuar nga aty, por ka rënë dhe pozicionuar pasi ka qëlluar veten.

Ndërkaq sa i takon përdorimit të dorës së majtë, i ati i Besnik Pudjas tha për News24 se i biri nuk ishte mëngjarash.

Agles Liçi dhe Dritan Buzo, që kanë qenë prezentë në momentin e ngjarjes, i kanë thënë policisë se ai është qëlluar vetë me pistoletë. Ai ka hyrje dhe dalje të plumbit pas veshit të djathtë dhe në sy.

Plumbi që i ka marrë jetën ka kapur Alges Liçin në krahun e majtë. Prokurorët dyshojnë për vrasje, pasi në vendin e ngjarjes kanë gjetur edhe dy gëzhoja kallashnikovi dhe kanabis sativa.

Fillimisht policia ka ndaluar Liçin e Buzon për moskallëzim krimi. Më pas është arrestuar edhe Halit Dusha, për kultivim të kanabisit.

Ndërsa policia tha se 36-vjeçari ishte vetëvrarë, Prokuroria e Tiranës nisi hetimet për vrasje. Një grup xhirimi i News24 ka qenë 1 javë pas ngjarjes në vendin ku u vra 36-vjeçari duke investiguar mbi krimin. Nisur nga rrethanat gazetarët e News24 Artan Hoxha dhe Doriana Bezat deklaruan se 36-vjeçari është vrarë.

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar