Video/ Spanja na ka mundur 9-0, ja të gjitha statistikat

Video/ Spanja na ka mundur 9-0, ja të gjitha statistikat
Loading...

Shqipëria dhe Spanja do të takohen të dielën, në orën 20:45, në stadiumin “Loro Boriçi”, në kualifikuesen e tyre të tretë në Grupin G. Kuqezinjtë janë me pikë të plota pas dy sfidave të para (kanë fituar 2-1 ndaj Maqedonisë dhe 2-0 në Lihtenshtejn), ndërsa iberikët kanë 4 pikë nga 6 të mundshme për momentin (kanë mundur 8-0 Lihtenshtejnin dhe barazuan 1-1 në Itali). Përplasja mes dy kombëtareve në fjalë do të jetë e pesta në histori, mes shqiptarëve dhe spanjollëve në futboll. Të gjitha duelet e kaluara janë fituar nga “La Roja”, ndërkohë që golaverazhi është shumë negative për kuqezinjtë. Përballë 24 golave të shënuar në pesë ndeshjet e shkuara nga Spanja, ne kemi realizuar vetëm 2 herë, me anë të Sokol Kushtës dhe Shkëlqim Muçës.

spanj2

Ndaj këtij kundërshtari, që ka fituar Kampionatin Europian dhe Kupën e Botës, i përbërë nga yje të barcelonës, Real Madridit, Bayern Munich etj, kemi pësuar humbje të thella, dy herë me 5 gola, ndërsa një herë tjetër me 9 gola të pësuar. Pra, hendeku i madh që ekziston mes dy kombëtareve nuk evidentohet vetëm në klasifikimin përkatës aktual, që kanë në renditjen mujore të FIFA-s (Spanja e 11-ta, ndërsa Shqipëria e 40-ta), por edhe në shifrat e cituara më lart. Pa hyrë më tej në vlerën totale të lojtarëve që e përbëjnë kombëtaren iberike të momentit, në raport me këtë vlerë të kuqezinjve, nën urdhërat e De Biazit. A mund të derivojmë së këndejmi produktin e pritshëm të përplasjes së të dielës në “Loro Boriçi”?

spanja4

Logjikisht po, por ndonjëherë futbolli luhet e flet dhe me zemër, me shpirt gare, me anagazhim maksimal, çka kuqezinjve nuk u kanë munguar asnjëherë përballë “big”-ëve të kontinentit tonë e më tej. Më poshtë, në mënyrë tabelare, janë të gjitha numrat e pesë ndeshjeve të luajtura deri më tani ndërmjet Shqipërisë dhe Spanjës, vetëm në nivel zyrtar, sepse miqësoret mungojnë fare, sipas kompeticioneve respektive; kualifikuese të Europianit dhe të Botërorit. Ndërkohë, kujtojmë se UEFA ka përcaktuar edhe treshen e gjyqtarëve, që do të bëjnë drejtësi në “Loro Boriçi|, mbrëmjen e 9 tetorit. Kryesor do të jetë holandezi Bas Nijhuis, o ndihmuar nga dy bashkatdhetarët e tij, Rob van de Ven dhe Charles Schaap.

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar