Visar Sinani, simbol i bashkimit kombëtar (FOTO)

Visar Sinani, simbol i bashkimit kombëtar (FOTO)
Loading...

11.11.2017

Në varrezat e qytetit në Tetovë u bënë nderimë me rastin e 10 vjetorit të rrënies së dëshmorit Visar Sinani në betejën e Brodecit.

Me këtë rast për të bërë homazhe kishin ardhur personalitete dhe shoqata e figura nga jeta politike, kulturore e hapësirës gjithë shqiptarëve. Vëllau I dëshmorit Betim Sinani I flm mysafirët dhe shokët e dashamirët që sic tha ai na nderuan me ardhjen nga të gjitha viset etnike shqiptare.AlbaSOS

Për ta nderuar Visar Sinanin homazhe bënë: ish komandanti i zonës, Hazbi Lika, nga Shoqata e ish të burgosurve dhe të përndjekurve politik me në krye Shpëtim Pollozhanin, nga Shoqata e veteranëve të UCK-së Fatmir Limani, Fazli Veliu, deputetët e Parlamentit të Maqedonisë Afrim Gashi, Zeqirija Ibrahimi, zv ministrja e Punëve të jashtme e Maqedonisë, dr.Arta Toci, deputeti i Parlamentit të Kosovës, Andin Hoti, djali i veprimtarit Ukshin Hoti, nga familja Zymberie Sllupçanit, Abedin Zymberi, veprimtari Demir Reshiti, Xhemil Daci, Irfan Vlashi, Daim Hiseni, Hiqmet Dika, Izmit Nura, Fexhri Asipi,  Petrit Mënaj, profesorë, miq, dashamir nga Kosova, Shqipëria, Lugina e Preshëvës, Mali I Zi, Çamëria.

Me një minutë heshtje ish komandanti i zones së UÇK-së, Hazbi Lika kërkoi që të nderohet Visar Sinani dhe të gjithë të rrënët për kauzën kombëtare. Lika tha” sot është dhjetëvjetori kur ne Visar Sinanin nuk e kemi pranë nesh. Sot dhjetë vjet familja e Visarit përvec krenarisë që kanë pas në zemrat e veta ka edhe dhimbje, për mungesën e Visarit. Ajo që na bashkon me Visarin është qëllimi i njejtë, është dëshora e njejtë, por sot ai nuk mund ta thotë me gojë por e ka thënë puna vepra e tij e ka thënë  shoqëria e tij bashkëluftarët e tij sa që të jemi gjallë.

Në referatin e tij Demir Reshiti, veprimtar mjaft i emocionuar tha se : Sot u bënë 10 vjet nga rënia heroike në altarin e lirisë të dëshmorit VISAR SINANI (1984 – 2007), Visari I tha jetës “Për ty luftoj!”, i tha vdekjes “Të sfidoj!” i tha hasmit “Nuk më tremb!””Dhe i vdekur, jam në këmbë!”O madhëri, sa shpejt e mori kënga me vete, për ta mbajtur të gjallë përherë këtë djalosh sypatrembur që këndonte e luftonte! Ashtu e ka ajo, vetëm të pavdekshmit i pranon në gjirin e vet. Shpirti i tij luftarak shëtit si me krah dragoi nëpër istikame, duke u dhënë zemër luftëtarëve të lirisë…Guximi dhe trimëria e tij na tregoi se ç’vlerë ka Mëmëdheu!Dhe, sërish, kujtesa jonë shënon, nderon, përkujton…
Emri i Visarit do të zë vend nderi në zemrën e madhe të popullit dhe do të bëhet legjendë e legjendave.  Në fjalën e saj nënëa e dëshmorit Shpresa Sinani përkujtoi telefonbatën e fundit me Visarin ku ai I kishte kërkuar që ajo të mbahet e fortë dhe se tani pë rte do përkujdesen Arsimi dhe Betimi. Duke shtuar se amanetin e Visarit po e con në vend dhe se është e fortë për shkak të Visarit dhe për hir të idealit kombëtar. përcjell AlbaSOS.

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar