Viti 2017 shndërroi Çairin në Teksas ndërsa Reçicën e Vogël në Kolumbi: çfarë pritet më 2018-tën?

Viti 2017 shndërroi Çairin në Teksas ndërsa Reçicën e Vogël në Kolumbi: çfarë pritet më 2018-tën?
Loading...

Maqedoninë më vitin 2017, në fushën e dukurive soiale devijuese e karakterizuan ngjarje të shumta. Si fillim gjuha e urrejtjes ishte shumë e pranishme nga udhëheqësit partiak gjë e cila rezultoi edhe me terrorin e 27-prillit në Kuvendin e Maqedonisë, Çairin e Shkupit me vrasjet e shumta e shndërroi në Teksas e ndërsa Reçica e Vogël, me laboratorin e drogës e solli Kolumbinë në Maqedoni, shkruan Portalb.mk.

Në vazhdën e kronikave të fundvitit, njohësit e çështjeve sociale vlerësuan se që të eliminohen këto dukuri më vitin 2018 duhet që institucionet shtetërore të mobilizohen më shumë në praktikë, në të kundërtën gjërat do të shkojnë duke u përkeqësuar.

Profesori universitar i Sociologjisë, Ali Pajaziti vlerësoi se që siguria të bëhet imagjinare në Çair të Shkupit erdhi si rezultat i asaj se aktivizmi qytetar thuajse është ndalur në tërësi dhe të gjitha problemet iu janë lënë politikanëve, së sipas tij nuk duken të gatshëm të përballen me dukuritë devijuese.

Ali Pajaziti

“Viti 2017 ishte një vit i turbulencave politike të shënuara me violencë tejpolitike, me një dhunë verbale që eskaloi në masivizim të agresivitetit madje edhe në shtëpinë reprezentative më të lartë të shtetit, në kuvend, që natyrisht reflektohet edhe në rrjedhat e përgjithshme sociale. Psikologjia e krizës multidimensionale ka bërë që qytetari i thjeshtë të “vrazhdësohet, madje edhe të egërsohet”, kështu që na kanë ndodhur një mori vrasjesh, ekzekutimesh brendashqiptare që krijojnë një klimë shpresëthyese ndër ne. Etnitetet tjera sociale, në veçanti elita jonë në përgjithësi shumë pak është e përfshirë në rrjedhat sociale, gjithë barrën ua kanë lënë politikanëve, të cilët nuk duken të gatshëm të përballen me dukuritë devijuese, madje edhe vetë janë shumë të stresuar me tjetrin, oponentin, dhe nuk u mbetet energji që si qytetarë të veprojnë në sferën e aktivizmit social. Gjendja është alarmante, një Çair i shndërruar në Teksas, ku siguria është një fjalë imagjinare, qytete me shumicë shqiptare ku kazinot e kafenetë janë skemë (in, trend), ku për çështje më banale njerëzit rrihen, vriten”, tha sociologu Ali Pajaziti.

Nga ana tjetër, Dragi Zmijanac nga Ambasada e Parë e Fëmijëve “Megjashi” vlerësoi se viti 2017 ishte vit i turbulencave të mëdha, por edhe pse me aktivitete nga kjo organizatë sërish nuk arrit zgjidhje. Sipas Zmijanac, që të kenë efekt inciativat shoqërore, më vitin 2018 duhet të ketë mobilizim më i madh nga institucionet shtetërore.

Dragi Zmijanac

“Viti 2017 ishte vit i turbulencave të mëdha në drejtim të kepërdorimit të fëmijëve, dhunës ndaj tyre, ndotjes së ajrit duke kërcënuar jetën dhe shëndetin e fëmijëve. Në suaza të këtyre ndryshimeve ne ndërmorëm aktivitete të ndryshme për të cilat vlerësuam se janë të rëndësishme për preventivë të këtyre dukurive destruktive dhe të njëjtat të vihen në funskion dhe praktikë nga udhëheqësia shtetërore që të mos zhvillohen edhe më shumë ky lloj i fenomeve sociale. Por që të përmirësohet gjendja duhet edhe Kuvendi dhe Qeveria e Maqedonisë të ndërmarrin hapa konkrete me anë të së cilave do të sigurohen fëmijët dhe mbrohet privatësia e tyre, të parandalohet keqpërdorimet e ndryshme të tyre dhe më shumë kujdes dhe punë në mbrojtjen e ambientit jetësor. Konsideroj se edhe Ministria e Arsimit duheshte të ndërmarrë më shumë hapa konkret në këtë pikëpamje. Sa i takon asaj se çfarë mund të pritet në vitin 2018, mund të them se Maqedonia është shteti i parë që miratoi ligje dhe ratifikoi konventa, por ende kemi vështirësi në në realizimin praktik të tyre. Të gjitha këto tregojnë se Maqedonia duhet të mobilizohet më shumë që t’i zgjidhë problemet e shumta sociale”, tha Zmijanac.

Përndryshe, vetëm brenda një nate në Çair të Shkupit ndodhën tre raste të kronikës së zezë, të cilat rezultuan me lëndime të mëdha trupore dhe me viktima. Nga ana tjetër, në Reçicë të Vogël të Tetovës u zbulua laboratori i drogës, materialet e të cilit po mbaheshin në fshatin Batincë të Shkupit. Por jo vetëm kjo, në ditën e Ramazan Bajramit ndodhi edhe vrasja dhe vetëvrasja në fshatin Gllumovë të Shkupit. Vrasje pat edhe në Tetovë e në Gostivar.

Ndryshe, pranvera e vitit 2017 u karakterizua me rrahje të shumta të nxënësve në autobusë urban, ndërkohë që liderët partiak përdornin gjuhën urrejtjendjellëse. Si rezultat i kësaj, me muaj Shkupi u karakterizua me protesta nga inciativa qytetare “Për Maqedoni të përbashkët” kundër Platformës Shqiptare e cila rezultoi edhe me terrorin e 27-prillit në Kuvendin e Maqedonisë. Të gjitha këto rezultuan me kriza të shumta politike, institucionale dhe ekonomike, dhe si pasojë rrugët u stëmbushën me fëmijë lypsarë.

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar