Zbuloni pasurinë e kryetarit të ri të gjykatës Kushtetuese!

Zbuloni pasurinë e kryetarit të ri të gjykatës Kushtetuese!
Loading...

Shkup, 18 tetor – Nga 1 nëntori Nikolla Ivanovski do të jetë kryetari i ri i Gjykatës Kushtetuese, vendosi dje kështu gjykata duke e vendosur atë në vend të Elena Goshevës, njofton Zhurnal.

Ivanovski ka nisur me punë në vitin 2012 derisa në listën e pasurisë që e ka dorëzuar tek Komisioni shtetërorë për antikorupsion disponon barakë 64.05m2 në Shkup në vlerë prej 2 milion denarë nga viti 1992, banesë në Shkup prej 49m2 si trashëgimi.

Bashkëshortja e tij në vitin 2006 si trashëgimi e ka fituar një barakë 66m2 në Shkup. Ivanovski në vitin 2013 ka trashëguar një banesë 147m2 në Shkup dhe një tjetër prej 48m2.

Ai disponon makinë Shkoda nga viti 2010 në vlerë prej afër 1 milion denarë ndërsa Foksvagen pasat dhe Ford fuzhn disponojnë fëmijët e tij.

Ai më tej në pasuri ka deklaruar edhe të hyra nga shitja e një barake në vlerë prj 2.7 milion denarë dhe 926 mijë denarë si të hyra nga një dëmshpërblim derisa 430 mijë denarë të hyra nga shitja e një toke.

Më tej ka deklaruar se ka borxhe si kredi nga viti 2013 ka 1.1 milion denarë, transmeton Zhurnal.

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar