Zgjedhjet në Kolonjë, KQZ miraton krerët e KZAZ-së

Zgjedhjet në Kolonjë, KQZ miraton krerët e KZAZ-së
Loading...

kqz foto diteKomisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në kuadër të zgjedhjeve për kryetar të bashkisë Kolonjë miratoi të hënën emërimin e kryetarit dhe nënkryetarit të Komisionit Zonal Administrativ Zgjedhor nr. 73, që do të administrojë këtë proces elektoral, që do të mbahet më 20 nëntor. KQZ emëroi kryetar të KZAZ-së Robert Vasil Tallon, i propozuar nga Partia Demokratike, ndërsa Arlind Engjëll Çaçani, u emërua zëvendëskryetar, i propozuar nga Partia Socialiste.

Të shtunën, KQZ emëroi anëtarët dhe sekretarin e KZAZ-së 73, me propozime të PS-së, PD-së, LSI-së dhe PR-së. Anëtarët e emëruar, sipas Kodit Zgjedhor, i propozuan Komisionit Qendror Zgjedhor që të zgjedhë kryetarin dhe zv/kryetarin e kësaj KZAZ-je.

Gjithashtu, në mbledhjen e sotme KQZ regjistroi dhe Partinë e Ballit Kombëtar Demokrat, me kryetar Artur Roshi dhe shkronja nistore “PBKD”, si subjekt zgjedhor për zgjedhjet për kryebashkiak në Kolonjë, duke e çuar në 18 numrin e subjekteve të regjistruara.

Në zgjedhjet e parakohshme për bashkinë Kolonjë, që po mbahen pas largimit të papritur nga jeta të ish-kryebashkiakut Arben Malo, kandidojnë Ilia Stefo për koalicionin e majtë “Aleanca për Shqipërinë Europiane” dhe kandidati Dritan Hajro, i propozuar nga koalicioni i djathtë “Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet”.

24 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Politikë

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar