Zjarr në një spital në Indi, 20 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur

Zjarr në një spital në Indi, 20 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur
Loading...

_91962267_e93f9cd7-0774-4744-9b8b-b8f86654a54eTë paktën 20 persona raportohet se kanë humbur jetën në një spital në Indi, pasi një zjarr I madh shpërtheu në një spital në qytetin Bhubaneswar. Raportohet se si pasojë e zjarrit mbi 100 persona kanë mbetur të plagosur. Zjarri ka nisur fillimisht në sallën e terapisë intensive, si pasojë e një qarku të shkurtër elektrik. Shumica e viktimave thuhet se vdiqën nga asfiksia. Dhjetëra pacientë janë transportuar në spitale të tjera të qytetit.

“Si pasojë e zjarrit 20 persona mbetën të vdekur dhe mbi 100 të plagosur. Të plagosurit janë transportuar në spitale të tjera të qytetit”, tha Sekretari I Shtetit për Shëndetësinë i Indisë për BBC.

Rreth 120 zjarrfikës u mobilizuan për shuarjen e zjarrin, i cili arriti të vihej nën kontroll.

18 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Bota

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar